CNN: SHBA duket se i ka pezulluar sulmet ndaj Iranit, por po hapet një front i ri – zhvillimet e fundit

CNN: SHBA duket se i ka pezulluar sulmet ndaj Iranit, por po hapet një front i ri – zhvillimet e fundit

Operacionet janë “pezulluar”, tha një burim i Departamentit amerikan të Mbrojtjes për CNN të shtunën, ndërsa SHBA-ja duket se ka ndalur veprimet ushtarake kundër Iranit, pasi e goditi vendin për 13 net radhazi.

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) nuk njoftoi për sulme të reja kundër Iranit të premten dhe të shtunën.

Nuk është e qartë nëse kjo ndodhi sepse nuk pati veprime ushtarake amerikane kundër Iranit gjatë dy ditëve të fundit. CNN ka kontaktuar CENTCOM-in për koment.

Aleatët rajonalë të SHBA-së nuk kanë raportuar deri më tani këtë fundjavë për sulme të reja iraniane, transmeton GE.

Zhvillime të tjera nga konflikti:

Zhvillimet e fundit nga Washingtoni: Zëvendëspresidenti JD Vance dhe kryetari i Shefave të Shtabit të Përbashkët, gjenerali Dan Caine, shprehën shqetësime për përshkallëzimin e luftës, ndërsa presidenti Donald Trump po shqyrtonte këtë mundësi gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë të premten, thanë burime për CNN.

Mesazhe të përziera: SHBA-ja dhe Irani vazhdojnë të kenë qëndrime të kundërta – të paktën publikisht – lidhur me gjendjen e bisedimeve për paqe. Trump tha së fundmi se Teherani po “tregohet më serioz” për negociatat dhe se “do të donte shumë të arrinte një marrëveshje”, por një zyrtar ushtarak iranian i kundërshtoi këto deklarata të shtunën.

Sulmet në Detin e Kuq: Rebelët Huthi në Jemen, të mbështetur nga Irani, thanë se të shtunën sulmuan objekte saudite në bregdetin e Detit të Kuq, pasi një ditë më parë Riadi kishte goditur grupin me sulme.

Bllokada amerikane: Ushtria amerikane tha se të shtunën hipi në bordin e një cisterne si pjesë e bllokadës së saj ndaj porteve iraniane, duke shtuar se “bllokada detare kundër Iranit mbetet plotësisht në fuqi”.

Ushtari i identifikuar: Departamenti i Mbrojtjes konfirmoi se rreshteri i shtabit Angel S. Rampersad ishte mes ushtarakëve të vrarë nga sulmet iraniane në Jordani në fillim të këtij muaji.

Rritja e çmimit të karburanteve: Çmimet e benzinës në SHBA janë rikthyer në rritje. Çmimi mesatar i një galoni benzinë arriti në 4.11 dollarë të shtunën, duke u rritur me 11 cent gjatë javës së fundit. Paqëndrueshmëria në Detin e Kuq është faktori më i fundit që po ndikon në tregtinë e naftës.

Share This