Vetaksident me fatalitet në Komoran, një i vdekur dhe tre të lënduar

Vetaksident me fatalitet në Komoran, një i vdekur dhe tre të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 05:30 në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë, në afërsi të Komoranit.

Sipas Policisë së Kosovës, bëhet fjalë për një vetaksident, si pasojë e të cilit një person ka humbur jetën, ndërsa tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, bëri të ditur se njësitë policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke zhvilluar hetime për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, raporton rtk.

Ndërkohë, ekipet emergjente kanë intervenuar menjëherë, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se detaje shtesë pritet të bëhen të ditura në vijim.

Share This