Irani: SHBA ka përgjegjësinë t’i japë luftës në të gjitha frontet

Irani: SHBA ka përgjegjësinë t’i japë luftës në të gjitha frontet

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë “angazhimin dhe përgjegjësinë” për t’i dhënë fund luftës në të gjitha frontet, duke përfshirë edhe atë në Liban. Deklarata u bë gjatë një bisede telefonike me homologun e tij pakistanez, Mohammad Ishaq Dar.Sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme të Iranit, Araghchi ka theksuar se çdo shkelje e Memorandumit të Mirëkuptimit do t’i atribuohet drejtpërdrejt SHBA-së.

Ai ka paralajmëruar për “pasojat dhe reperkusioneve” e një veprimi të tillë, duke e konsideruar atë si pengesë serioze për procesin diplomatik.

Kjo deklaratë vjen në kuadër të përpjekjeve për të finalizuar një marrëveshje armëpushimi midis Iranit dhe SHBA-së, pas një periudhe tensionesh të rënda dhe konfrontimesh ushtarake që përfshin edhe Izraelin dhe Libanin.

Pakistani ka luajtur një rol ndërmjetësues të rëndësishëm në bisedimet e zhvilluara në Islamabad.

Araghchi ka përsëritur se përfundimi i luftës në Liban është “çështja më e rëndësishme” në marrëveshjen e paqes me Uashingtonin.

Ai ka insistuar që çdo prani e vazhdueshme ushtarake izraelite në territorin libanez do të konsiderohet shkelje e marrëveshjes. “Pa tërheqjen e forcave izraelite nga territoret e pushtuara gjatë kësaj lufte, lufta nuk ka ardhur plotësisht në fund”, ka thënë ai.

Gjatë bisedës me Dar, ministri iranian ka vlerësuar përpjekjet ndërmjetësuese të Pakistanit. Të dyja palët kanë shkëmbyer mendime mbi zhvillimet rajonale, armëpushimin aktual dhe përpjekjet diplomatike në vazhdim.

Dar ka nënvizuar rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura dhe për avancimin e paqes dhe stabilitetit rajonal.

Pakistani ka luajtur një rol konstruktiv në lehtësimin e dialogut midis Iranit dhe SHBA-së, duke organizuar takime dhe duke mbajtur kontakte të ngushta me të dyja palët.

Deklaratat e Araghchi-së pasqyrojnë shqetësimin e Teheranit ndaj shkeljeve të mundshme të armëpushimit, sidomos veprimeve të Izraelit në Liban dhe kërcënimeve ndaj anijeve tregtare iraniane. Irani e sheh SHBA-në si përgjegjëse për zbatimin e marrëveshjes, pasi Uashingtoni ka marrë angazhime në emër të aleatëve të saj.

Marrëveshja e mundshme përfshin çështje si programi bërthamor iranian, siguria detare në Ngushticën e Hormuzit dhe përfundimin e operacioneve ushtarake në të gjitha frontet.

Araghchi ka shprehur optimizëm se një marrëveshje “nuk ka qenë kurrë më afër”, por ka paralajmëruar se çdo veprim provokues mund ta sabotojë atë. /rtsh/

Share This