Shqipëria, hua prej 302 milionë dollarësh nga SHBA për financim ushtarak

Shqipëria, hua prej 302 milionë dollarësh nga SHBA për financim ushtarak

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot në parim marrëveshjen e huas direkte ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të programit të financimit të jashtëm ushtarak (FMF).

Sipas vendimit, marrëveshja parashikon një hua në shumën totale prej 302 milionë dollarësh e cila do të realizohet ndërmjet Ministrisë së Financave, në përfaqësim të Republikës së Shqipërisë, dhe Agjencisë së Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA) të Shteteve të Bashkuara.

Marrëveshja synon mbështetjen e kapaciteteve të mbrojtjes dhe bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve, në kuadër të programeve ndërkombëtare të financimit të sektorit të sigurisë. /atsh/

Share This