
Përfundon verifikimi dhe numërimi në 22 QKN, rezufohen mbi 140 fletëvotime nga diaspora
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë detaje të fundit nga procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike.
Nga përditësimet e fundit, sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi procesi i verifikimit dhe numërimit ka përfunduar në 22 Qendra Komunale të Numërimit, derisa po vazhdon në të tjerat.
Gjithashtu, sipas tij, deri të mërkurën në orën 10:00 janë shqyrtuar 7.295 pako me fletvotime nga jashtë vendit.
Ai ka thënë se prej tyre, 7.153 janë aprovuar, ndërsa 142 janë refuzuar.
Sipas Elezit, arsyeja kryesore e refuzimit ka qenë mungesa e dëftesës së regjistrimit, çka ka çuar në refuzimin e 114 pakove, raporton frontonline.
“Pas përfundimit të këtij procesi, KQZ-ja do të publikojë numrin përfundimtar të pakove që do t’i nënshtrohen numërimit”, deklaroi ai.

