
Vjosa Osmani: Kemi garancën e betonuar nga Presidenti Trump se askush nuk do të guxojë t’i prekë kufijtë tanë
Kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani në tubimin e mbajtur në Mitrovicë është shprehur se kemi garancën e betonuar nga Presidenti Donald Trump se askush nuk do të guxojë t’i prekë kufijtë tanë.
Ajo është shprehur se kushdo që mashtron rreth kësaj, siç deklaroi “le ta marrin guximin që të përballemi në debat”, raporton klankosova.
“Si Presidencë kemi arritur të marrim garancë të betonuar se askush nuk do të guxojë t’i prek kufijtë e Kosovës. Garancë që nuk e kemi pasur nga viti 2008”.
“Prandaj kushdo që mashtron rreth kësaj le ta marrin guximin që të përballemi në debat. E nga ana ime edhe me prova se si e kam mbrojtur këtë vend. Kemi garancën e betonuar nga Presidenti Trump se askush nuk do të guxojë t’i prekë kufijtë tanë”, tha Osmani.
