Crystal Palace bën historinë, fiton trofeun e Conference League

Crystal Palace bën historinë, fiton trofeun e Conference League

Crystal Palace ka hyrë në histori duke fituar për herë të parë një trofe evropian.

Skuadra angleze triumfoi në finalen e UEFA Europa Conference League, pasi mposhti Rayo Vallecano me rezultat minimal 1-0, në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën mbrëma në Leipzig.

Pas suksesit të Aston Villa në Europa League pak ditë më parë, një tjetër klub anglez arrin të ngrejë një trofe evropian këtë sezon.

Finalja mes skuadrës angleze dhe asaj spanjolle solli një duel interesant, veçanërisht në pjesën e dytë të takimit. Fraksioni i parë u karakterizua me lojë më të kujdesshme dhe raste të pakta, ndonëse Crystal Palace ishte pranë golit në fundin e pjesës së parë, kur Mitchell provoi me kokë, por topi përfundoi shumë pranë shtyllës.

Me ritëm më të lartë nisi pjesa e dytë dhe Crystal Palace arriti të zhbllokojë rezultatin në minutën e 51-të përmes Mateta-s, gol që në fund rezultoi vendimtar për fatin e trofeut.

Rayo Vallecano reagoi dhe kërkoi me ngulm golin e barazimit, por skuadra spanjolle nuk arriti të konkretizojë rastet e krijuara, duke ia lënë festën klubit londinez.

Me këtë triumf historik, Crystal Palace siguron edhe kualifikimin në UEFA Europa League për sezonin e ardhshëm, një kompeticion i një niveli më të lartë se Conference League.

Share This