A do të largohet Conte nga Napoli? Kjo është përgjigja e italianit

A do të largohet Conte nga Napoli? Kjo është përgjigja e italianit

Antonio Conte ka lënë të kuptohet se mund të largohet nga Napoli në fund të sezonit, pavarësisht suksesit të madh që solli rikthimin e klubit në Ligën e Kampionëve.

Napoli siguroi një fitore të qetë 3-0 ndaj Pisas, rezultat që vulosi pjesëmarrjen e në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, e ardhmja e Contes mbetet e paqartë. Trajneri 56-vjeçar është lidhur fuqishëm me një rikthim të mundshëm në krye të kombëtares së Italisë.

Pas ndeshjes, Conte foli me tone të rezervuara për të ardhmen e tij.

“Ka mbetur edhe një ndeshje për t’u luajtur. Kam një raport shumë miqësor me presidentin”, deklaroi ai.

Conte kujtoi situatën e vështirë që gjeti te Napoli kur mori drejtimin e skuadrës.

“Erdha te Napoli në një moment jashtëzakonisht të vështirë, pasi skuadra kishte përfunduar në vendin e 10-të dhe kishte një atmosferë dëshpërimi rreth klubit”, theksoi ai.

“Kam premtuar se, në momentin kur përvoja ime te Napoli të përfundonte, do të lija pas një grup solid dhe ambicioz, të aftë për të luftuar dhe për t’u shkaktuar probleme kundërshtarëve”.

Ai shtoi se synimi i tij ishte ta kthente Napolin në një skuadër konkurruese çdo sezon ndaj rivalëve kryesorë italianë.

“Gjithmonë kam thënë se mund të mos jemi skuadra më e fortë, por duhet të bëhemi më e vështira për t’u mposhtur. Napoli duhet t’u hapë probleme çdo vit Juventusit, Milanit dhe Interit”, pohoi Conte.

Kur u pyet drejtpërdrejt nëse do të qëndrojë apo largohet, Conte dha një përgjigje enigmatike:

“Presidenti i di mendimet e mia tash e një muaj”.

Share This