
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë, një person i kërkuar
Një person i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar nga autoritetet e Kosovës është arrestuar në Kroaci dhe më pas është ekstraduar në Republikën e Kosovës.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, arrestimi është realizuar në bashkëpunim me autoritetet kroate, ndërsa i dyshuari është sjellë në vend më 16 maj 2026, rreth orës 00:30, përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, raporton rtk.
Pas ekstradimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

