
Blerta Deliu kritikon VV-në për shpenzime në fushatë: 15 mijë euro për një natë, pacientët pa barna
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar ndaj shpenzimeve të Lëvizjes Vetëvendosje gjatë fushatës zgjedhore të vitit të kaluar.
Duke iu referuar një organizimi me të rinjtë në një klub nate në Prishtina, ajo ka thënë se janë shpenzuar rreth 15 mijë euro për një natë të vetme.
“Vetëvendosja e Albin Kurti paska shpenzuar rreth 15 mijë euro për një natë, në njërën prej diskotekave në kryeqytet. Ndërsa shumë pacientë luftojnë çdo ditë për të gjetur mundësinë e një trajtimi, që se kanë ende”, ka shkruar Deliu-Kodra.
Ajo ka rikujtuar edhe gjendjen në sistemin shëndetësor, duke përmendur mungesën e barnave në QKUK, dhe ka theksuar se prioritetet duhet të jenë në shërbim të qytetarëve.


