Teherani kërkon falje, por vijon sulmet. Shtetet e Gjirit Persik kapin qindra dronë dhe raketa iraniane

Teherani kërkon falje, por vijon sulmet. Shtetet e Gjirit Persik kapin qindra dronë dhe raketa iraniane

Ndonëse Teherani u kërkoi falje vendeve fqinje për sulmet me raketa, goditjet ndaj shteteve të Gjirit Persik vazhdojnë. Emiratet e Bashkuara Arabe thanë se kanë kapur 15 raketa balistike dhe 119 dronë të shtunën, ndërsa aeroporti i Dubait, më i ngarkuari në botë, pezulloi përkohësisht të gjitha operacionet pas një alarmi ajror, ndërsa u raportua për një shpërthim. Sirenat u aktivizuan në Bahrein për sulme të mundshme, që banorët të strehohen në zona të sigurta.

Garda Kombëtare e Kuvajtit tha se ka rrëzuar një dron, një ditë pasi Ministria e Mbrojtjes njoftoi se mbrojtja e saj ajrore rrëzoi 12 dronë iranianë dhe 14 raketa në jug, ndërkohë Kompania kombëtare e naftës njoftoi ulje të prodhimit. Jordania akuzoi Iranin për shënjestrimin e drejtpërdrejtë të zonave kritike, duke lëshuar 119 raketa dhe dronë gjatë një jave luftë.

Në Iran Garda Revolucionare e Iranit beri me dije se forcat e saj goditën një anije cisternë me flamur të Ishujve Marshall në Gjirin Persik, ndërsa më herët goditi një tjetër mjet lundrues që përpiqej të kalonte Ngushticën e Hormuzit, një pikë kyçe për transportin detar global.

Pas vrasjes së lideri suprem Ali Khamenei, ajatollahët iranianë po bëjnë thirrje për shpejtimin e shpalljes së udhëheqësit të ri suprem. /rtsh/

Share This