Trump: Khamei, një nga njerëzit më të këqij në histori, iranianët të marrin në dorë fatet e vendit

Trump: Khamei, një nga njerëzit më të këqij në histori, iranianët të marrin në dorë fatet e vendit

Khamei, një nga njerëzit më të këqij në histori, është i vdekur. Kjo nuk është vetëm Drejtësi për popullin e Iranit, por për të gjithë amerikanët e mëdhenj dhe ata njerëz nga shumë vende në të gjithë botën, që janë vrarë ose gjymtuar nga Khamenei dhe banda e tij e banditëve gjakatarë, deklaroi presidenti amerika Donald Trump, shkruan BBC.

”Ai nuk ishte në gjendje të shmangte Inteligjencën tonë dhe Sistemet e Gjurmimit shumë të Sofistikuara dhe, duke punuar ngushtë me Izraelin, nuk kishte asgjë që ai, ose udhëheqësit e tjerë që janë vrarë së bashku me të, mund të bënin”, shtoi Trump.

”Ky është shansi më i madh për popullin iranian për të rimarrë vendin e tyre. Po dëgjojmë se shumë nga IRGC-ja e tyre, Ushtria dhe Forcat e tjera të Sigurisë dhe Policisë, nuk duan më të luftojnë dhe po kërkojnë imunitet nga ne”, shtoi ai.

”Shpresojmë që IRGC dhe Policia do të bashkohen në mënyrë paqësore me patriotët iranianë dhe do të punojnë së bashku si një njësi për ta rikthyer vendin në madhështinë që meriton. Ky proces duhet të fillojë së shpejti, pasi jo vetëm vdekja e Khameneit, por edhe vendi është shkatërruar shumë, madje edhe shfarosur, vetëm brenda një dite. Megjithatë, bombardimet e rënda dhe të sakta do të vazhdojnë, pa ndërprerje gjatë gjithë javës ose, për aq kohë sa të jetë e nevojshme, për të arritur objektivin tonë për paqe në të gjithë Lindjen e Mesme”, theksoi Trump. /rtsh/

Share This