
Nis Kampionati Mesdhetar i hendbollit në Prishtinë
Me ndeshjen Spanja – Kosova ka nisur sot Kampionati Mesdhetar i hendbollit për vajza nën moshën 16 vjeçare, që po zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Në këtë ngjarje të rëndësishme sportive po marrin pjesë 12 përfaqësuese kombëtare.
Ndeshja hapëse u fitua nga Spanja, e cila mposhti Kosovën me rezultat 39:13.
Gjatë ditës së sotme janë në program edhe pesë ndeshje të tjera, ndërsa kampionati do të vazhdojë deri të shtunën, me nga gjashtë ndeshje të zhvilluara çdo ditë.


