
Çereku i tretë fatal për Rahovecin, Sigal Prishtina fiton në udhëtim
Rahoveci ka pësuar humbje në shtëpi ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 59-68, në një ndeshje ku çereku i tretë rezultoi vendimtar për epilogun final.
Vendasit nisën mirë takimin dhe arritën të mbajnë ekuilibrin në pjesën e parë, e cila u mbyll me epërsi të lehtë të mysafirëve (14:13, 20:23). Megjithatë, gjithçka ndryshoi pas pushimit.
Sigal Prishtina dominoi plotësisht çerekun e tretë, duke e fituar atë me shifrat 13:22, çka krijoi një diferencë të mjaftueshme për të kontrolluar pjesën e mbetur të ndeshjes. Edhe pse Rahoveci u përpoq të reagojë në dhjetë minutat e fundit (12:10), rikthimi nuk mjaftoi për të shmangur humbjen.
Me këtë fitore, Sigal Prishtina konfirmon formën e mirë në kampionat, ndërsa Rahoveci do të duhet të nxjerrë mësime nga një çerek i tretë për t’u harruar. /Rekordi.net


