
Partitë pajtohen, Haxhiu: Zgjedhjet mbahen më 7 qershor
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka deklaruar se pas konsultimeve me partitë politike ka vendosur që data e zgjedhjeve të jetë 7 qershori.
“Pas vlerësimit të afateve kushtetuese, nevojave organizative të KQZ-së, dhe rëndësisë së pjesëmarrjes sa më të gjerë të qytetarëve në këtë proces kam vendosur që zgjedhjet e parakohshme për Kuvendit e Republikës së Kosovës të mbahen me 7 qershor”, deklaroi Haxhiu, raporton rtk.


