Sulm masiv në Odesa, 18 të plagosur, dëme të mëdha materiale

Sulm masiv në Odesa, 18 të plagosur, dëme të mëdha materiale

Të paktën 18 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi masiv në Odesa, ndërsa janë dëmtuar gjithashtu ndërtesa banimi, objekte sociale dhe biznese.

Sipas kreut të administratës ushtarake të rajonit, Serhii Lisak, sulmet kanë goditur disa lagje të qytetit, duke shkaktuar zjarre në ndërtesa shumëkatëshe dhe në banesa private. Informacioni u raportua nga agjencia ukrainase Ukrinform.

Autoritetet bëjnë të ditur se dëmet më të mëdha janë regjistruar në Rrethin Primorsky, ku disa ndërtesa kanë pësuar shkatërrime të konsiderueshme.

Ndërkohë, ekipet e emergjencës vijojnë punën në terren për shuarjen e zjarreve dhe për t’u ardhur në ndihmë të plagosurve, ndërsa bilanci i viktimave mund të ndryshojë në orët në vijim. /rtsh/

Share This