Haziri kërkon hetim të plotë pas rinumërimit të votave: Lavdi ju qoftë marria!

Haziri kërkon hetim të plotë pas rinumërimit të votave: Lavdi ju qoftë marria!

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka reaguar pas procesit të rinumërimit të votave, duke ngritur shqetësime serioze për integritetin e procesit zgjedhor.

Përmes një postimi në Facebook, Haziri ka kërkuar nga organet e rendit që të hetojnë në detaje, siç e ka quajtur ai, “makinerinë e vjedhjes së vullnetit të popullit”.

“Aty ku gara bëhet kush qeveris më keq, del që edhe gara kush vjedh më shumë është mendësi dhe vjedhja e votës është e vetmja mundësi që u duhet. Organet e rendit duhet ta hetojnë deri në detaje këtë makineri të vjedhjes së vullnetit të popullit. Lavdi ju qoftë marria!”, ka shkruar Haziri.

Reagimi i tij vjen në një kohë kur rinumërimi i votave ka hapur debat publik dhe ka nxitur akuza për parregullsi në procesin zgjedhor, duke shtuar thirrjet për transparencë dhe përgjegjësi institucionale.

Share This