
Agim Ademi prezent në Kuvendin e Shoqatës së Trajnerëve, ja çfarë u diskutua
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) Agim Ademi ka qenë prezent në Kuvendin e Shoqatës së Trajnerëve, që u mbajt në ambientet e FFK-së.
Ai tha se iu uroi punë të mbarë dhe që të jenë produktiv në shërbim të avancimit të trajnerëve.
“Sot pata kënaqësinë të jem prezent në Kuvendin e rregullt të punës të Shoqatës së Trajnerëve të Futbollit të Kosovës, i cili u mbajt në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës.
I përshëndeta të gjithë delegatët e pranishëm dhe i falënderova për angazhimin dhe përkushtimin e tyre në zhvillimin e futbollit në vendin tonë.
Me këtë rast, u dëshirova punë të mbarë dhe një kuvend të suksesshëm, me vendime të rëndësishme dhe produktive që janë në shërbim të avancimit të trajnerëve dhe përmirësimit të cilësisë së punës në futbollin e Kosovës.
Trajnerët përbëjnë një shtyllë të rëndësishme të zhvillimit të futbollit dhe roli i tyre është vendimtar në edukimin dhe formimin e gjeneratave të reja.
Jam i bindur se përmes bashkëpunimit, profesionalizmit dhe përkushtimit të vazhdueshëm, do të vazhdojmë të ndërtojmë një futboll më cilësor dhe më të suksesshëm për Kosovën”, shkroi ai./Rekordi.net


