Inter Miami shkruan historinë, fiton MLS Cup, Messi sërish vendimtar

Inter Miami shkruan historinë, fiton MLS Cup, Messi sërish vendimtar

Inter Miami ka bërë histori, duke fituar trofeun e parë MLS Cup në historinë e klubit, pas triumfit 3-1 ndaj Vancouver Whitecaps në një finale dramatike.

Ky sukses kurorëzon projektin e David Beckham dhe i shton Lionel Messit trofeun e 48-të në karrierë, duke e konsoliduar edhe më shumë si futbollistin më të dekoruar në histori.

Ndeshja nisi në mënyrë perfekte për Miami-n, me një autogol të mbrojtësit Ocampo në minutën e 8-të, që i dha epërsinë skuadrës së Messit. Vancouver arriti të barazojë rezultatin në minutën e 60-të me golin e Ahmed, duke rikthyer emocionet në finale.

Por klasa e Lionel Messit bëri diferencën. Në minutën e 71-të, ai dha një asist të mrekullueshëm për Rodrigo De Paul, i cili shënoi golin e fitores 2-1. Në minutën e 90+7, Allende vulosi rezultatin me golin e tretë pas një asistimi tjetër të Messit, duke i dhënë Inter Miamit titullin historik.

Ky sukses është momenti kulminant për projektin e David Beckham dhe për Lionel Messin, i cili vazhdon të shkruajë histori dhe të ndërtojë trashëgiminë e tij si një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Me këtë fitore, Inter Miami futet në histori si kampioni i parë MLS Cup në klubin e sapoformuar, ndërsa Messi vazhdon dominimin e tij në futbollin botëror.

Share This