Gjendet pa shenja jete një 62-vjeçar në Mitrovicë

Gjendet pa shenja jete një 62-vjeçar në Mitrovicë

Një 62-vjeçar është gjetur pa shenja jete të dielën në rrugën “Faruk Spahija” në Mitrovicë.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Express Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës.

“HETIM MBI VDEKJEN Mitrovicë, 6 shtator 2026 Hetuesit policorë, me autorizim të prokurorit kompetent, kanë nisur hetimet lidhur me një rast vdekjeje. Viktima, mashkull kosovar rreth 62 vjeç, është gjetur pa shenja jete në rrugën “Faruk Spahija”, në Mitrovicë. Me vendim të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar”, ka deklaruar Zahiti.

Share This