KQZ përditëson të dhënat deri në orën 11:00, rritet pjesëmarrja në votime

KQZ përditëson të dhënat deri në orën 11:00, rritet pjesëmarrja në votime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur të publikojë në platformën elektronike të dhënat e reja për pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje deri në orën 11:00.

Nga procesimi i të dhënave nga mbi 87% e vendvotimeve, rezulton se deri në këtë orë kanë votuar mbi 153 mijë qytetarë, ose në përqindje, 7.66%.

Të dhënat e fundit nga KQZ, 2.64% pjesëmarrja në zgjedhje deri në 09:00

Po vazhdon procesimi i të dhënave nga pjesëmarrja e qytetarëve në procesin e votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në platformën e KQZ-së.

Nga procesimi i mbi 95 për qind e vendvotimeve në gjithë territorin Republikës, del se nga ora 07:00 kur janë hapur Qendrat e Votimit në vend, deri në ora 09:00, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përgjatë  dy orëve të para të drejtën e tyre të votës e kanë ushtruar 52 mijë e 797 apo përkthyer në përqindje, 2. 64 për qind e qytetarëve me të drejt vote në nivel vendi.

Sipas Listës së Votuesve të certifikuar nga KQZ-ja në Kosovë të drejt vote kanë 1 milion e 999 mijë  e 204 qytetarë.

Statistikat e pjesëmarrjes në votime në këtë platformë pritet të përditësohen në orën 11:00 kur nis futja e të dhënave të reja nga vendvotimet në mbarë vendin.

Zëdhënësi i KQZ-së më herët, në konferencë për media tregoi se përditësim të dhënash në këtë platformë do të ketë çdo dy orë, deri në ora 19:00.

Në këtë platformë sqarohet se këto janë të  dhënat nga vendvotimet e rregullta, ku nuk përfshihen vendvotimet me kusht, votimi i personave me nevoja të veçanta dhe votimi jashtë Kosovës.

Gjithashtu, ai tha se besojnë që para orës 20:00 do të fillojnë transmetimin e të dhënave nga vendvotimet e para, që deri atëherë të kenë përfunduar numërimin e fletëvotimeve. /rtk/

Share This