Reali e mendon Haaland-in pasues të Vinicius

Reali e mendon Haaland-in pasues të Vinicius

Real Madridi po përballet me javë të tëra presionesh rreth yllit brazilian Vinicius Junior.

Lojtari, i cili shpesh është në qendër të vëmendjes së mediave, po kalon një periudhë të vështirë si brenda ashtu edhe jashtë fushës së lojës.

Sipas medieve spanjolle, marrëdhënia mes Viniciusit dhe trajnerit Xabi Alonso nuk është ndër më të mirat, pasi tekniku spanjoll nuk heziton ta lërë në stol në disa ndeshje, duke preferuar Rodrygon në formacionin bazë.

Edhe pse braziliani ka realizuar pesë gola dhe ka dhënë katër asistime në dhjetë paraqitje këtë sezon, e ardhmja e tij në “Santiago Bernabeu” duket e pasigurt.

Kontrata e Viniciusit skadon në vitin 2027, por negociatat për rinovim janë bllokuar.

Sipas “Sport”, sulmuesi kërkon një pagë prej 25 milionë eurosh neto në sezon, ndërsa drejtuesit e klubit janë të gatshëm të ofrojnë 22 milionë, përfshirë bonuset.

Historia tregon se Real Madridi rrallë bën përjashtime – të njëjtin fat dikur e patën edhe Cristiano Ronaldo e Sergio Ramos. Nëse palët nuk gjejnë gjuhë të përbashkët, Vinicius mund të largohet që në fund të këtij sezoni.

Ndërkohë, presidenti Florentino Perez thuhet se ka gati planin për pasuesin e mundshëm: Erling Haaland. Sulmuesi norvegjez, aktualisht pjesë e Manchester Cityt, mbetet ëndrra e madhe e madrilenëve, dhe me klauzolat e tij të veçanta në kontratë, një transferim në të ardhmen nuk përjashtohet.

Share This