Policia: Duart në timon, jo në telefon

Policia: Duart në timon, jo në telefon

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka nisur fushatën ndërgjegjësuese me moton “Duart në timon, jo në telefon”.

Fushata ka për qëllim të përcjellë mesazh sensibilizues dhe të qartë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik “Një sekondë në telefon mund të jetë shumë vonë. Duart në timon, e jo në telefon”.

Në njoftimin e policisë thuhet së në kuadër të kësaj iniciative do të zhvillohen aktivitete të ndryshme, ndërsa faza e parë e projektit do të ketë karakter parandalues dhe edukativ, dhe zgjat deri më 12 tetor, ndërkaq nga data 13 tetor e këtij viti, policia do të fillojë zbatimin e masave ndëshkuese ndaj të gjithë atyre që shkelin ligjin e trafikut dhe rrezikojnë sigurinë rrugore.

“Kjo fushatë është konceptuar dhe hartuar nga Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun e DRP-Ferizaj, me qëllim që të përcillet një mesazh i qartë dhe sensibilizues për të gjithë pjesëmarrësit në trafik: ‘Një sekondë në telefon mund të jetë shumë vonë. Duart në timon, e jo në telefon’. Në kuadër të fushatës, do të zhvillohen aktivitete të ndryshme, si: shpërndarja e fletëpalosjeve informuese; vendosja e posterëve në rrugë dhe sheshe publike dhe mbajtja e ligjëratave vetëdijësuese në shkollat e rajonit të Ferizajt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, raporton rtk.

Bëhet e ditur se faza e parë e projektit do të ketë karakter parandalues dhe edukativ dhe do të zgjasë deri më 12 tetor 2025.

Share This