Propozimi i Trump-Rubio: Hamasi ka rënë dakord, por s’u besojmë 100 për qind

Propozimi i Trump-Rubio: Hamasi ka rënë dakord, por s’u besojmë 100 për qind

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio ka deklaruar se Hamasi ka rënë dakord për kornizën e propozuar nga presidenti Trump për lirimin e pengjeve.

Nuk po them se këtyre njerëzve u besoj 100%, dhe as nuk duhet të besojmë plotësisht. Por ata kanë thënë se bien dakord me propozimin dhe kornizën për lirimin e pengjeve. Kjo është një arritje e madhe. Ata gjithashtu kanë rënë dakord, në parim, për idenë se çfarë do të ndodhë më pas, siç janë teknokratët palestinezë,” tha Rubio.

Ai shtoi se bisedimet teknike për logjistikën e lirimit të pengjeve do të tregojnë shpejt nëse Hamasi është serioz.

Sipas tij, puna për të finalizuar detajet ka filluar dhe SHBA-ja pret që lirimi i pengjeve të ndodhë “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Prioriteti numër një është lirimi i të gjithë pengjeve në këmbim të tërheqjes së Izraelit në vijën e verdhë, ku ishin në mesin e gushtit,” shpjegoi Rubio.

Megjithatë, faza tjetër e marrëveshjes, që përfshin qeverisjen e ardhshme të Gazës, është “edhe më e vështirë,” tha ai.

Çfarë ndodh pas tërheqjes së Izraelit në vijën e verdhë dhe potencialisht më tej? Si të krijohet një lidership palestinez teknokrat, që nuk është Hamas, që nuk janë terroristë, me ndihmën e komunitetit ndërkombëtar? Si të çarmatosen grupet terroriste që ndërtojnë tunele dhe kryejnë sulme kundër Izraelit?” pyeti Rubio.

Rubio nuk u zotua se Autoriteti Palestinez do të qeverisë Gazën, duke thënë vetëm se ajo “do të qeveriset nga një grup palestinez teknokrat, jo Hamasi, jo terroristët, me ndihmën dhe udhëzimet e një konsorciumi ndërkombëtar si Bordi i Paqes.”

Sekretari Amerikan i Shtetit, nuk u shpreh për një shtet palestinez, duke theksuar se “nëse do të ketë një zgjidhje me dy shtete, ajo duhet të negociohet me Izraelin, duke marrë parasysh sigurinë e Izraelit.”

Izraeli nuk ka interes të qeverisë Gazën. Ata duan ta dorëzojnë atë te dikush, te një organizatë që do ta qeverisë, që nuk do të ndërtojë tunele, nuk do të sponsorizojë terrorizmin dhe nuk do të kalojë kufirin për të rrëmbyer, përdhunuar dhe vrarë izraelitët”, u shpreh më tej Rubio në emisionin “Meet the Press” të NBC-së. /rtsh/

Share This