Murati: Qarkullimi i bizneseve në Kosovë u rrit mbi 10% krahasuar me vitin e kaluar

Murati: Qarkullimi i bizneseve në Kosovë u rrit mbi 10% krahasuar me vitin e kaluar

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se qarkullimi i bizneseve në Kosovë ka shënuar rritje prej 10.06% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas tij, deri në fund të muajit gusht 2025, qarkullimi i përgjithshëm i bizneseve ka arritur në 15.2 miliardë euro, duke treguar trend pozitiv të zhvillimit ekonomik në vend.

“Dinamikë të ngjashme ka pasur edhe fitimi neto i bizneseve, i cili, bazuar në deklarimet e tatimit në fitim të korporatave, ka shënuar rritje prej 9.45% krahasuar me vitin e kaluar”, ka shkruar Murati në një postim në “Facebook”.

Share This