
6 milionë dollarë nuk mjaftojnë, Sinner shpërblehet edhe me një raketë të artë
Jannik Sinner ka triumfuar në turneun “Six Kings Slam” për të dytin vit radhazi. Tenisti italian dominoi finalen e turneut miqësor në Riad, duke e mposhtur numrin 1 në renditjen e ATP-së, Carlos Alcaraz, në dy sete (2-6, 4-6).
Përveç një çeku bujar prej 6 milionë dollarësh (çmimi më i madh ndonjëherë në një turne tenisi), Sinner mori edhe një tjetër çmim të veçantë pas triumfit të tij në “Six Kings Slam”. Italiani mori një raketë të artë, të dhuruar nga Turki Alalshikh, president i Autoritetit të Përgjithshëm të Argëtimit të Arabisë Saudite. Raketa kushton 250 mijë euro dhe peshon 3 kg.
Vitin e kaluar, në Six Kings Slam u dha një raketë e artë. Jo fituesit, por Rafael Nadalit: Turki Alalshikh, president i Autoritetit të Përgjithshëm të Argëtimit të Arabisë Saudite, e nderoi spanjollin për karrierën e tij me një raketë të artë 3 kg, raportojnë mediat shqiptare.


