
Zyrtare: Nottingham Forest kompleton transferimin e Douglas Luiz
Nottingham Forest ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit brazilian, Douglas Luiz, nga Juventusi.
Futbollisti 26-vjeçar i bashkohet klubit anglez në formë huazimi për një sezon, me detyrim blerjeje në fund të edicionit.
Luiz, i cili ka një karrierë të pasur në Premier League dhe në garat evropiane, është shprehur i emocionuar për këtë hap të ri.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu, është një klub i madh dhe vendosa të vij sepse shoh ambicien që ka klubi. Jam i emocionuar të nis me ekipin dhe të jap maksimumin për këtë fanellë dhe për tifozët,” tha ai pas prezantimit.
Me këtë transferim, Forest synon të forcojë mesfushën dhe të garojë denjësisht në një sezon ku objektivat janë shumë ambiciozë.


