
Zyrtare: Andrea Pirlo emërohet trajner i United FC
Ikona e futbollit italian, Andrea Pirlo tashmë edhe zyrtarisht është trajner i ri i klubit United FC, ekip i divizionit të parë në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Legjenda e futbollit italian ka nënshkruar kontratë dyvjeçare, që e mban në krye të skuadrës deri në verën e vitit 2027.
“Jemi krenarë që e mirëpresim Andrean në familjen e United FC. Ai mishëron vlerat dhe ambiciet tona”, deklaroi presidenti i klubit, Ilie Cebanu.
United FC, i themeluar në vitin 2022, ka përparuar me shpejtësi në futbollin e Emirateve, duke siguruar ngjitjen në elitë e futbollit arab.
Ndeshja debutuese e Pirlos në krye të ekipit pritet të jetë më 20 shtator ndaj Al Dhaid.
Ky është klubi i katërt në karrierën e Pirlos si trajner, pasi më parë ka drejtuar Juventusin, Fatih Karagümrük dhe Sampdorian.


