ZRRE-ja aprovon të hyrat maksimale të KESCO-s, KEDS-it dhe KOSTT-të

ZRRE-ja aprovon të hyrat maksimale të KESCO-s, KEDS-it dhe KOSTT-të

Zyra e Rregullatorit të Energjisë i ka aprovuar të hyrat maksimale të, KESCO-së, KEDS-të dhe KOSTT-të, me ç’rast edhe ka njoftuar se tarifat e rrymës do të vazhdojnë të mbesin të njëjta.

Për sivjet KESCO ka kërkuar mbi 528 milionë euro, ndërsa i janë aprovuar mbi 442 milionë, KEDS-i ka kërkuar rreth 235 milionë, e i janë aprovuar mbi 185 milionë,

Gjithashtu, KOSTT-it i janë aprovuar të hyra mbi 76 milionë euro nga 99 milionë sa ka kërkuar.

Kryesuesi i Bordit të Zyra e Rregullatorit për Energji, Ymer Fejzullahu, ka deklaruar se lejimi i të hyrave të reja nuk pritet të ndikojë në rritjen e faturave të energjisë për qytetarët.

Ai ka bërë të ditur se gjatë javës së ardhshme pritet të merret vendimi për tarifat e energjisë elektrike, i cili do të përcaktojë më saktë çmimet për konsumatorët.

Fejzullahu gjithashtu ka njoftuar se më 28 prill ZRRE është anëtarësuar me të drejta të plota në Shoqatën e Rregullatorëve të Energjisë me seli në Budapest, ku bëjnë pjesë mbi 40 shtete nga pesë kontinente, përfshirë SHBA-në dhe Kanadanë.

Share This