
Zjarr në një klub nate në Indi, të paktën 25 të vdekur, mes tyre dhe turistë
Njëzet e pesë persona kanë humbur jetën në një zjarr që ra në një klub nate të njohur në rajonin bregdetar të Goas në Indi. Ndërsa gjashtë persona të tjerë janë në spital.
Shumica e viktimave besohet të jenë anëtarë të stafit të klubit në Arpora, në Goa Veriore, ndërsa midis të vdekurve ka edhe turistë.
Policia beson se një bombol gazi shpërtheu në kuzhinën e klubit, duke shkaktuar një flakë që përfshiu lokalin të shtunën në mesnatë.

“Zjarri u përqendrua kryesisht rreth zonës së kuzhinës në katin përdhes”, tha Alok Kumar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Goas, raporton rtsh.


