
Zhvillohet dita e 112-të e protestës në Tiranë
Qytetarët pjesëmarrës në protestën kundër investimit të planifikuar në zonën e Zvërnecit kanë vijuar tubimin në Tiranë, duke shënuar ditën e 112-të të protestës.
Protestuesit janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan në drejtim të Kryeministrisë, përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku mbajtënr fjalime dhe përsëritën kërkesat e tyre.
Në tubimin e sotëm, protestuesit kanë mbajtur pankarta dhe kanë hedhur slogane kundër qeverisë, ndërsa kanë deklaruar se protesta do të vijojë edhe në ditët e ardhshme.
Protesta, e nisur në 31 maji si kundërshtim ndaj projektit të investimit në zonën e Zvërnecit, është zgjeruar gjatë javëve në vijim edhe me kërkesa politike dhe institucionale. Ndër kërkesat e artikuluara nga protestuesit ka qenë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, si edhe ndryshime lidhur me kuadrin ligjor për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike. /atsh/

