
Zhvillimet e fundit politike, Komisionerja Kos anulon vizitën e planifikuar në Kosovë
Komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos, ka anuluar vizitën e planifikuar në Kosovë për shkak të zhvillimeve të fundit politike në vend. Këtë e kanë konfirmuar zyrtarët e Komisionit Europian duke theksuar se komisionerja Kos tashmë e ka informuar kryeministrin Kurti për vendimin e saj.
Komisionerja Kos synon të udhëtojë për në Prishtinë sa më shpejt të jetë e mundur, u tha nga zyra e shtypit të Komisionit Evropian për mediumin publik.
Vizita e Kos ishte paraparë për mesin e kësaj jave.
Kosova është i vetmi vend që bën pjesë në portofolin e saj të cilin ajo ende nuk e ka vizituar ndonëse mban postin evropian nga dhjetori i vitit 2024.
Ishte menduar që kjo vizitë gjithashtu të përkonte me lajmin për heqjen e masave ndaj Kosovës./RTK/


