
Zhegrova luan 15-të minuta, Milan dhe Juve ndajnë pikët në ‘San Siro’
Milan dhe Juventus kanë ndarë pikët duke luajtur pa gola në kuadër të Serie A, në një përballje të zhvilluar në “San Siro”.
Ky ishte barazimi i katërt pa gola në pesë përballjet e fundit mes dy gjigantëve italianë, duke konfirmuar vështirësinë e të dyja skuadrave për të gjetur rrugën e rrjetës në duelet direkte.
Ndeshja nisi me ritëm të ulët dhe me pak raste të rrezikshme. Adrien Rabiot provoi nga distanca, por u ndal nga portieri Michele Di Gregorio. Juventusi madje realizoi përmes Khephren Thuram, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Në anën tjetër, Francisco Conceiçao ishte ndër më aktivët për mysafirët, duke testuar disa herë portierin Mike Maignan.
Në pjesën e dytë, Rafael Leao krijoi një rast të artë për Alexis Saelemaekers, por goditja e këtij të fundit përfundoi në traversë.
Juventusi kërkoi penallti pas një kontakti në zonë ndaj Jonathan David, por gjyqtari nuk akordoi asgjë.
Në minutat e fundit, Milani pësoi një goditje me lëndimin e Luka Modriç, i cili u detyrua të largohet nga loja pas një përplasjeje ajrore.
Pavarësisht përpjekjeve, të dy skuadrat nuk arritën të gjejnë golin e fitores, duke lënë gjithçka të hapur në garën për zonën Champions.
Në radhët e torinezëve në 15-të minutat e fundit të kësaj sfidë në lojë u inkuadrua edhe sulmuesi kosovar Edon Zhegrova.
Pas këtij rezultati, Milani dhe Juventusi mbeten në vendet e treta dhe të katërta në tabelë, ndërsa barazimi favorizon disi skuadrën e drejtuar nga Massimiliano Allegri, që ruan diferencën ndaj ndjekësve.


