
Zelensky takon senatorët amerikanë: E rëndësishme licenca për prodhimin e raketave “Patriot”
Presidenti i Ukrainës, Volidymyr Zelensky ka pritur sot në një takim dy senatorët amerikanë Richard Blumenthal dhe James Lankford.
Zelensky ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen që i ka dhënë Ukrainës.
Ai ka thënë se të dy shtetet janë duke punuar për forcimin e bashkëpunimit dhe shtimin e presionit për Rusinë, transmeton KK.
“I informova senatorët rreth terrorit të vazhdueshëm të raketave balistike të Rusisë. Është shumë e rëndësishme që Ukraina të ketë aftësitë për t’iu kundërvënë kësaj dhe zbatimi i vendimit për dhënien e licencave për prodhimin e Patriotëve mund të ndihmojë ndjeshëm. Gjithashtu diskutuam për bashkëpunimin midis Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara, marrëveshjet dypalëshe dhe projektet premtuese.”, ka shkruar Zelensky.

