
Irani sulmoi Izraelin, reagon Donald Trump
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i ka bërë thirrje Iranit të rikthehet në tryezën e negociatave pasi ky i fundit lëshoi raketa drejt veriut të Izraelit.
Duke folur për rrjetin amerikan Fox News, Trump përcolli këtë mesazh për Iranin:
“I keni lëshuar raketat tuaja. Kaq mjafton. Kthehuni në tryezën e negociatave dhe arrini një marrëveshje. Do të kisha thënë se marrëveshja do të nënshkruhej të hënën, të martën ose të mërkurën, dhe tani ndodh kjo”, tha presidenti amerikan, raporton rtk.
“Forcat e armatosura amerikane janë në gjendje gatishmërie”, shtoi ai.

