Zelensky: Putin po e shtyn Ukrainën drejt katastrofës humanitare

Zelensky: Putin po e shtyn Ukrainën drejt katastrofës humanitare

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka shprehur shqetësimin se homologu rus, Vladimir Putin po e shtyn Ukrainën drejt “katastrofës humanitare”. Qëndrimet i shprehu ndërsa ka zhvilluar takime me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer dhe udhëheqësit evropianë.

Zelensky theksoi se Putini nuk po tregon se dëshiron ta ndalë luftën.

 “Po, pajtohem me ty dhe e di që Putini nuk tregon se dëshiron ta ndalë luftën. Agresioni rus po na shtyn drejt një katastrofe të tillë humanitare me sulme që synojnë infrastrukturën, përfshirë sektorin energjetik të Ukrainës. Jemi mirënjohës që nuk jemi vetëm në këtë situatë – që nga fillimi i luftës, por veçanërisht tani, është shumë e rëndësishme”, tha Zelensky.

Nga ana e tij, Kryeministri britanik Keir Starmer se udhëheqësit evropianë të të ashtuquajturit “koalicion i të vullnetshmëve” duhet të bien dakord për të përfunduar punën për përdorimin e aseteve të ngrira ruse për të forcuar mbrojtjen e Ukrainës.

“Ne duhet të biem dakord për të përfunduar punën mbi asetet sovrane të Rusisë dhe për të zhbllokuar miliarda për të ndihmuar në financimin e mbrojtjes së Ukrainës. Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të lëvizë së bashku me BE-në për ta çuar këtë përpara sa më shpejt të jetë e mundur”,  u tha Starmer udhëheqësve evropianë në takimin në Londër.

Takimi Zelensky-Starmer u zhvillua pasi Mbreti Charles III i dha një audiencë të re presidentit ukrainas, takimi i tyre i tretë në Mbretërinë e Bashkuar që nga fillimi i vitit.

Kreu i qeverisë laburiste udhëheq, së bashku me presidentin francez Emmanuel Macron, “koalicionin e të vullnetshmve”, i cili përfshin 26 vende kryesisht evropiane që mbështesin Kievin. /rtsh/

Share This