Zelensky kërkon intensifikimin e përpjekjeve për paqe: Pres propozime nga SHBA

Zelensky kërkon intensifikimin e përpjekjeve për paqe: Pres propozime nga SHBA

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky theksoi nevojën për të intesifikuar përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës, pas bisedimeve me udhëheqësit e Britanisë, Francës dhe Gjermanisë.

Zelensky tha ndër të tjera, se pret propozime nga SHBA-të në lidhje me formën e përpjekjeve të ardhshme diplomatike që synojnë përfundimin e luftës.

Ai argumentoi se situata në vijën e frontit po formësohet në favor të forcave të armatosura ukrainase.

Që nga fillimi i vitit, trupat e Kievit kanë çliruar territore me një sipërfaqe totale prej 590 kilometrash katrorë, tha Zelensky. /rtsh/

Share This