Zelensky i gatshëm për takim me Putinin në Samitin e G20 në Miami, ndërsa Kremlini ende pa vendim për pjesëmarrjen e Presidentit rus

Zelensky i gatshëm për takim me Putinin në Samitin e G20 në Miami, ndërsa Kremlini ende pa vendim për pjesëmarrjen e Presidentit rus

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se është i gatshëm të takohet me homologun e tij rus, Vladimir Putin, në Samitin e G20 që pritet të mbahet në Miami në dhjetor, nëse të dy udhëheqësit do të ftohen zyrtarisht.

Në një intervistë për Deutsche Welle, Zelensky u shpreh se “duhet të takohemi, të flasim dhe të marrim vendime”, duke lënë të hapur mundësinë e një takimi të drejtpërdrejtë në margjinat e samitit.

Nga ana tjetër, Kremlini nuk ka marrë ende një vendim për pjesëmarrjen e Presidentit Putin në G20. Zëdhënësi Dmitry Peskov tha për Interfax se “nuk e dimë ende nëse do të shkojmë në Miami”, ndërsa këshilltari i politikës së jashtme, Yuri Ushakov, shtoi se çështja e pjesëmarrjes nuk është diskutuar ende në Moskë.

Peskov përsëriti qëndrimin e njohur të Moskës se nëse presidenti ukrainas dëshiron një takim me Putinin, ai duhet të vijë në Moskë.

Megjithatë, deklaratat e Zelensky e vendosin në qendër të vëmendjes mundësinë e një dialogu të drejtpërdrejtë mes dy liderëve, nëse samiti i G20-ës do të sjellë të dy palët në një tryezë.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur pjesëmarrja e Rusisë në samitin e Miami-t mbetet e paqartë, ndërsa Zelensky ka shprehur gatishmërinë për të shkuar dhe për të kërkuar një takim me Putinin, nëse ai do të jetë i pranishëm. /rtsh/

Share This