
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë thotë se konflikti Serbi-Kosovë është në mesin e gjashtëve që i ndali Trump brenda këtij viti
Sekretarja për Shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, në një konferencë të mbajtur për media ka thënë se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për gjashtë muaj që është në Zyrën Ovale, ka ndalur mesatarisht nga një konflikt në secilin muaj të punës së tij si president gjatë këtij mandati të dytë në Shtëpi të Bardhë.
Leavitt kur ka numëruar konfliktet që ka ndalur presidenti amerikan, Donald Trump, ka përmendur edhe Serbinë dhe Kosovën, gjë për të cilën presidenti Trump ka folur shpesh kohëve të fundit.
Sekretaraja Leavitt ka theksuar se për 6 muaj që Trump është në deytrë ka ndërmjetësuar rreth një marrëveshjeje paqeje ose armëpushim në secilin prej tyre, shkruan Express.
“Presidenti tani i ka dhënë fund konflikteve midis Tajlandës dhe Kamboxhias, Izraelit dhe Iranit, Ruandës dhe Republikës Demokratike të Kongos, Indisë dhe Pakistanit, Serbisë dhe Kosovës, dhe Egjiptit në Etiopi. Kjo do të thotë që Presidenti Trump ka ndërmjetësuar mesatarisht rreth një marrëveshje paqeje ose armëpushim në muaj gjatë gjashtë muajve të tij në detyrë”, ka thënë Leavitt në konferencën për media.

