Xhuli në pritje të binjakëve, tregon se e ka marrë malli për qenushin e saj

Xhuli në pritje të binjakëve, tregon se e ka marrë malli për qenushin e saj

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, Xhuliana Nura, është në pritje të lindjes së binjakëve të saj.

Ajo prej disa ditësh ndodhet në spital, teksa po pret momentin e lindjes. Gjatë kësaj kohe, Xhuliana ka qenë aktive në rrjetet sociale, duke ndarë momente nga përditshmëria me ndjekësit e saj.

Në postimin e fundit, ajo ka treguar se i ka marrë malli për qenushin e saj, Creammy.

Xhuliana ka publikuar një fotografi të mëhershme me të, ndërsa krahas saj ka shprehur dashurinë dhe mallin për të.

“Të dua Creammy”, është shprehur ajo në mbishkrimin e fotografisë./Klankosova.tv

Share This