Vlora Çitaku: “Drenicë, je zemër e madhe” – qytetarët pastrojnë Skenderajn pas protestës

Vlora Çitaku: “Drenicë, je zemër e madhe” – qytetarët pastrojnë Skenderajn pas protestës

Pas përfundimit të protestës paqësore, qytetarët e Skenderajt kanë treguar një nivel të lartë përgjegjësie qytetare, duke u angazhuar menjëherë në pastrimin e hapësirave publike, shkruan Rekordi.net.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë pjesëmarrës që, përtej mesazheve të protestës, janë kujdesur që qyteti të mbetet i pastër, duke mbledhur mbeturinat dhe rikthyer normalitetin në rrugë.

Ky veprim është vlerësuar si një shembull i mirë i kulturës qytetare dhe organizimit të përgjegjshëm në aktivitete publike.

Lidhur me këtë, deputetja e Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka reaguar duke e cilësuar këtë si një akt për t’u admiruar.

“Çfarë qytetarie. Drenicë, je zemër e madhe,” ka shkruar ajo. /Rekordi.net

Share This