
Kurti në darkën e Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare: Diaspora, urë lidhëse mes Kosovës dhe botës
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në darkën solemne të organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare, ku mbajti një fjalë rasti para përfaqësuesve të diasporës dhe biznesit.

Në adresimin e tij, Kurti vlerësoi rolin e diasporës shqiptare, duke theksuar kontributin e saj në zhvillimin ekonomik dhe lidhjet ndërkombëtare të Kosovës.
“Ju jeni nga ajo gjeneratë e cila i njeh të dy botët. Keni ndërtuar një jetë në botën e jashtme, kryesisht në perëndim – në Gjermani, Zvicër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera. Keni mësuar gjuhën, jeni integruar dhe punoni sipas standardeve dhe disiplinës që ato shoqëri i kërkojnë. Dhe megjithëkëtë, nuk keni harruar se nga keni ardhur”, u shpreh Kurti.
Ai theksoi se kjo lidhje e fortë me vendlindjen përbën një potencial të madh për investime dhe zhvillim, duke i inkurajuar bizneset shqiptare në diasporë që të vazhdojnë të kontribuojnë në ekonominë e Kosovës. /Rekordi.net
