Vjosa Osmani: Kosova sot ndjeu peshën e garancisë amerikane!

Vjosa Osmani: Kosova sot ndjeu peshën e garancisë amerikane!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë sot në takimin e parë inaugurues të Bordit të Paqes, ku ishin të pranishëm liderë të shumtë botërorë, në krye me presidentin amerikan, Donald Trump.

Në një reagim pas takimit, Osmani theksoi se Kosova ndjeu peshën e garancisë amerikane, duke ndarë edhe fotografi nga ky organizim.

“Kosova sot ndjeu peshën e garancisë amerikane! Faleminderit, President Trump!”, ka shkruar ajo.

Presidentja e Kosovës mori falënderime që në nisje të takimit nga presidenti amerikan. Gjatë prezantimit të liderëve botërorë, kur radha i erdhi Osmanit, Trump e falënderoi publikisht.

“Faleminderit shumë, punë të mirë jeni duke bërë edhe ju”, i tha Trump, Osmanit.

Gjatë fjalimit të tij, presidenti amerikan e përmendi Kosovën disa herë, duke theksuar se nëse do të kishte ndonjë problem në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, mjafton ta telefononin atë dhe situata do të zgjidhej.

Në këtë takim u bë e ditur gjithashtu se Kosova dhe Shqipëria do të kontribuojnë me forca paqeruajtëse në Gaza.

Share This