Tetë fëmijë të vrarë në SHBA

Tetë fëmijë të vrarë në SHBA

Tetë fëmijë, të moshës nga një deri në 14 vjeç, janë vrarë nga të shtënat e armëve në Shreveport të Luizianës në SHBA, të cilën policia e përshkruan si një “ngatërresë familjare”.

Raportohet se të shtënat ndodhën rreth orës 05:00 sipas kohës lokale, kur një person i armatosur qëlloi në drejtim të 10 personave, shkruan rtk.

Raportohet se policia ka vrarë autorin ndërsa po largohej nga vendi i ngjarjes. Deri në këto momente nuk janë identifikuar as autori e as viktimat.

Share This