Vedat Muriqi u kthehet golave në La Ligë

Vedat Muriqi u kthehet golave në La Ligë

Vedat Muriqi ka vazhduar formën e mirë në kampionatin spanjoll, La Liga.

Qendërsulmuesi i Kombëtares së Kosovës ka gjetur sërish rrugën e golit, duke kaluar skuadrën e tij, Mallorca, në epërsi pas vetëm 14 minutash lojë ndaj Getafës.

Pas një asistimi të saktë nga Mojica, Muriqi realizoi me një goditje precize nga afërsia, duke konfirmuar edhe një herë rolin e tij vendimtar në repartin ofensiv.

Ky ishte goli i gjashtë për Muriqin në këtë edicion të La Ligas.

Share This