Ushtria izraelite: Po vijojmë të godasim Hezbollahun në Libanin jugor

Ushtria izraelite: Po vijojmë të godasim Hezbollahun në Libanin jugor

Një operativ i Hezbollahut që doli nga një objekt nëntokësor i grupit terrorist në kreshtën Ali Taher në Libanin jugor, u vra sot në një sulm ajror, njoftoi ushtria izraelite (IDF).

Ushtarakët e njësisë komando Egoz vunë re operativin duke dalë nga një nga boshtet e tunelit në kreshtën Ali Taher, e cila ndodhet brenda zonës së sigurisë së IDF-së në Libanin jugor.

“Objektivi paraqiste një kërcënim të menjëhershëm për forcat tona”, tha IDF, duke shtuar se Forcat Ajrore Izraelite kryen sulmin dhe e “eliminuan për të larguar kërcënimin”.

Ushtria izraelite tha se vazhdon operacionet në kreshtën Ali Taher, nën të cilën Hezbollah ka një kompleks të madh nëntokësor, ku janë strehuar rreth 30 operativë.

IDF theksoi se “nuk do të lejojë që terroristët e Hezbollahut të dalin nga rrjeti i tuneleve nëntokësore ose të lëvizin në zonën e kreshtës”. Ky zhvillim vjen në kuadër të operacioneve të vazhdueshme izraelite kundër infrastrukturës nëntokësore të Hezbollahut në Libanin jugor. /rtsh/

Share This