Uran Ismaili: Çdo lagje e Prishtinës do të ketë plan dhe buxhet të veçantë

Uran Ismaili: Çdo lagje e Prishtinës do të ketë plan dhe buxhet të veçantë

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e PDK-së, Uran Ismaili, ka theksuar se qasja e tij në qeverisjen lokale do të bazohet në projekte konkrete për çdo lagje të kryeqytetit, duke marrë për bazë problemet dhe kërkesat që qytetarët i kanë ngritur drejtpërdrejt në takimet me të.

Sipas tij, një numër i madh lagjesh të Prishtinës ende nuk i kanë kushtet elementare për jetesë. “Nuk kanë çerdhe, stacione autobusësh, ndriçim publik, parqe apo kënde lojërash. Po ashtu janë të përjashtuara nga aktivitetet kulturore, sportive dhe nga shumë shërbime të tjera komunale. Veç për një gjë nuk janë të përjashtuar – me shku me ia lypë votën,” tha Ismaili.

Ai u zotua se në rast të zgjedhjes së tij, për secilën lagje do të hartohet një plan i veçantë me buxhet të ndarë, i cili do të adresohet në mënyrë të drejtpërdrejtë me nevojat e banorëve.

“Qëllimi im është që kur të dal në Kodrën e Trimave, në Hajvali, në Dardani, në Tophane apo te Muhaxherët, t’u them: ‘Shiko, këto projekte ju takojnë juve dhe ky buxhet është i juaji’. Jo të premtohen projekte e në realitet ato të mos realizohen kurrë,” përfundoi kandidati i PDK-së.

Share This