UNICEF: Sistemi arsimor në Gazë i shkatërruar, fëmijët enden rrugëve. Janë brez i humbur

UNICEF: Sistemi arsimor në Gazë i shkatërruar, fëmijët enden rrugëve. Janë brez i humbur

Drejtori rajonal i UNICEF-it për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut ka deklaruar se sistemi arsimor i Gazës është shkatërruar plotësisht pas dy vitesh lufte të ashpër.

Ndërkaq, UNICEF-i paralajmëron për një “brez të humbur” fëmijësh që enden rrugëve të rrënuara pa bërë asgjë.

“Ky është viti i tretë pa shkollë,” thotë Edouard Beigbeder në një intervistë për AFP-në në Jerusalem, pas kthimit nga territori palestinez.

Nëse nuk nisim një tranzicion real për të gjithë fëmijët në shkurt, do të hyjmë në vitin e katërt. Atëherë mund të flasim vërtet për një brez të humbur,” paralajmëron ai.

“Shkatërrimi “është pothuajse kudo që shkon. Është e pamundur të imagjinohet 80% e territorit i shkatërruar ose i rrafshuar plotësisht”, tha Beigbeder.

Një armëpushim i ndërmjetësuar nga SHBA-ja, që hyri në fuqi në fillim të tetorit, ka mundësuar që UNICEF-i dhe partnerët arsimorë të çojnë rreth një të gjashtën e fëm74ëmijëve që duheshin të ishin në shkollë në qendra të përkohshme mësimore, thotë Beigbeder.

Ata marrin tre ditë mësim në lexim, matematikë dhe shkrim, por kjo është larg një arsimi formal siç e njohim,” shton ai.

Këto qendra, shpesh të vendosura në shkolla ose pranë kampeve të zhvendosurve, përbëhen nga struktura metalike të mbuluara me plastikë ose çadra.

Fëmijët shkruajnë në tabela plastike ose copa dërrasash, ulur mbi sixhade, qilima ose kuti kartoni që shërbejnë si tavolina.

Nuk i kam parë kurrë të gjithë të ulur siç duhet,” thotë Beigbeder.

Pavarësisht armëpushimit, situata mbetet katastrofike, 85% e shkollave janë shkatërruar ose të papërdorshme.  /rtsh/

Share This