UKRAINË – Dronë rusë godasin infrastrukturën civile, dëmtojnë një central diellor

UKRAINË – Dronë rusë godasin infrastrukturën civile, dëmtojnë një central diellor

Gjatë natës, sulmet me dronë të Rusisë shkaktuan dëme në ndërtesa banimi dhe infrastrukturë civile në Ukrainë, përfshirë një central energjetik diellor në rajonin e Odesës, thanë sot autoritetet.

Forcat ruse përdorën një raketë “Iskander” dhe 176 dronë, njoftoi Forca Ajrore ukrainase, duke shtuar se arriti të rrëzonte ose çaktivizonte 139 dronë përmes ndërhyrjes me radio

]Rajoni verilindor i Sumit u godit rëndë, me një grua 86-vjeçare të plagosur dhe infrastrukturë civile të dëmtuar nga sulmet ruse, njoftoi agjencia rajonale e mbrojtjes civile. Sirenat e sulmit ajror u aktivizuan për rreth 18 orë brenda 24 orëve të fundit në rajon.

Edhe rajoni jugor i Odesës u prek, pasi forcat ruse një herë tjetër synuan infrastrukturën energjetike, tha guvernatori Oleh Kiper.

Një central energjetik diellor u dëmtua, shkroi ai në Telegram. Fotot treguan një numër të madh panelesh diellore të rrëzuara, të thyer dhe të shpuara.

Që nga fillimi i luftës në shkurt 2022, Rusia ka sulmuar sistematikisht infrastrukturën civile të fqinjit të saj.

Moska justifikon këtë taktike duke thënë se energjia e prodhuar në këto centrale përdoret nga industria ushtarake ukrainase.

Ukrainasit po vuajnë rëndë nga ndërprerjet e shpeshta të energjisë, dhe në disa raste mungesa e furnizimit me ujë dhe ngrohje gjithashtu është problematike. /atsh/

Share This