Trump: Vetëm unë dhe pak persona e dinë se ç’po ndodh në bisedimet me Iranin

Trump: Vetëm unë dhe pak persona e dinë se ç’po ndodh në bisedimet me Iranin

Presidenti Donald Trump ka deklaruar se vetëm një numër i vogël njerëzish, duke përfshirë veten, e dinë se çfarë po ndodh realisht me bisedimet mbi Iranin.

Ju nuk e dini këtë. Ka vetëm disa veta që dinë se çfarë po ndodh me bisedimet, dhe ato jemi unë dhe disa të tjerë”, tha Trump kur u pyet nëse bisedimet janë bllokuar.

Sipas tij, Irani është i dëshpëruar për të arritur një marrëveshje. Trump theksoi se ajo që Teherani thotë publikisht ndryshon nga mesazhet që i dërgon administratës amerikane në privat.

Ai sugjeroi se Irani po vuan rëndë nga bllokada dhe se Uashingtoni mund ta mbajë atë në fuqi derisa Teherani të pranojë një marrëveshje.

Trump përsëriti pretendimet e tij të mëparshme se forcat amerikane kanë shkatërruar marinën iraniane, forcën ajrore dhe mbrojtjen ajrore të vendit.

Megjithatë, dëshmi të dhëna para pak kohësh në Kongresin amerikan tregojnë se Irani ende ruan rreth 40% të kapacitetit të dronëve dhe të paktën 60% të programit të raketave balistike.

Deklaratat e Trump vijnë në një moment tensioni të lartë, ku administrata amerikane insiston se Irani po kërkon dalje nga kriza, ndërsa publiku dhe analistët kanë informacion të kufizuar për zhvillimet reale të bisedimeve. /rtsh/

Share This